Kalo te përmbajtja

Rreth nesh

Ne nuk shesim vetëm prona. Ndihmojmë familjet të gjejnë vatrën e tyre.

Hyjnesha Real Estate është kompani për patundshmëri me zyrë në Bregun e Diellit, Prishtinë. Ndërmjetësojmë shitje dhe qira të banesave, vilave, zyrave dhe lokaleve.

Hapësirë moderne pune me dritare të mëdha

Pse e quajmë veten “Hyjnesha”?

Në vitin 1956, në lagjen Tjerrtorja të Prishtinës, u gjet një figurinë balte rreth 6.000 vjeçare: një grua e ulur në fron. Arkeologët e quajtën Hyjnesha në Fron.

Sot ajo është simboli i Prishtinës. Për ne, ajo përfaqëson atë që ka rëndësi në çdo shtëpi: vatrën, sigurinë dhe familjen. Logoja jonë është frymëzuar drejtpërdrejt nga format e saj.

Si punojmë

Katër parime që nuk i ndryshojmë

  • Transparencë

    Ju tregojmë çdo gjë që dimë për pronën — edhe ato që nuk duken në foto.

  • Ndershmëri

    Çmim real, dokumente të kontrolluara dhe asnjë kosto e fshehur.

  • Njohje e terrenit

    Prishtinën e njohim lagje më lagje, rrugë më rrugë.

  • Kujdes njerëzor

    Blerja e shtëpisë është vendim i madh. E trajtojmë si të ishte e jona.

Prona aktive tani
15
Lagje dhe qytete që mbulojmë
11
Ditë në javë në dispozicion
6

Na vizitoni në zyrë

Bregu i Diellit, Rr. Hyzri Talla, H11, Lokali 4
Prishtinë 10000, Kosovë

  • E hënë – E premte: 09:00 – 18:00
  • E shtunë: 10:00 – 15:00
Na kontaktoni